Shek. XXI – (21) konsiderohet si shekulli i teknologjis ku teknologjia ç’do herë e më shumë po avancohet , ku secili njeri po bëhet çdo herë e më i varur nga ky zhvillim. Edhe inteligjenca artificial është një ndër llojet e zhvillimit të teknologjisë e cila po bënë të mundshme që kompjuteri të ketë aftësi të veproj si qenie njerëzore.Ky zhvillim I teknologjis po bënë të mundur që inteligjenca artificial ta mposht njeriun.
Pjesët teknologjike prej vitit në vitë e kanë ndryshuar jetën e njëriut ,duke e bërë më të leht punën dhe jetën, duke marr parasysh vitet e shkuara që teknologjia nuk kishte qënë e zhvilluar edhe punët në të gjitha sferat kanë pasur vështërsi të mëdha, duke e krahasuar në ditët e sotme ,zhvillimi teknologjik po na mundëson punën më të leht dhe një jetë më të sigurt. Me teknologjine dixhitale që po mbin kudo, duke përfshire edhe trupat tane , kompjuterizimi sa vjen e bëhet shumë e më personal. Tashmë teknologjia po bëhet mjeti yne i informacionit, i kënaqesise, i argetimit, i sigurise, i shendetit, pra në një fare mënyre mbulon të gjitha sferat më të rëndësishme të jetës. Megjithate, kjo e ardhme kaq e ndritur sigurisht e ka nje kosto dhe në fakt, pak a shumë ruajtjes së jetes private po i vjen fundi.
Çdo teknologji mbarë funksionuese do të duket magjike. — Artur Clark.
Sot jemi dëshmitarë të zhvillimit ,avancimit dhe ndryshimeve në fushën e shkencës, teknologjisë, kulturës dhe shoqërisë si dhe arritjes së informacioneve dhe komunikimeve të shpejta përreth botës.
Sa i përket teknologjisë në ditet e sotme , teknologjia na ka ofruar shumë ,çka edhe na ka mundsuar një qasje dhe punë më të lehtë në çdo aspekst edhe në çdo sfer të jetës. Kemi shumë zhvillime teknologjike që sot janë pjesë e pandashme e jetës sonë si p.sh. Kompjuteret tablet, telefonat e mençur, paisjet e ndryshme elektronike, zhvillimi i internetit, zhvillimi i teknologjis së mjeksis e shumë ndryshime tjera dita e ditës po na i sjell shkenca e teknologjisë.